Burg për Fullanin e Golemin, gjykata refuzon kërkesën për t’i liruar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektoria Elivar Golemi do te qëndrojë pas hekurave ne qelitë e paraburgimit ne masën arrest me burg te paktën derisa ne lidhje me këtë vendim te shprehet Gjykata e Apelit. Gjyqtarja Blerina Muca, e cila kishte dhëne ne mungese masën per dy te arrestuarit nuk ka pranuar kërkesën e dy avokateve mbrojtës te te akuzuarve te cilët kërkuan lirimin, ne nje mase me te lehte sigurie me pretendimin se kjo mase nuk ishte e përshtatshme per ta, dhe se nuk ishte dhene ne kushtet e flagrancës. Dy te arrestuarit jane sjelle ne pranga ne Gjykatën e Shkalles se Pare , ku u njohën me kushtet e masës se sigurisë. Pas kërkesës se prokurorit Ramadan Troci gjyqtarja Muca ka vendosur te zhvilloje seancën me dyer te mbyllura per shkak te sekretetit hetimor. Burime nga brenda seancës kane bere te ditur se dy te arrestuarit nuk kane pranuar te flasin ne gjykate duke ia lenë këtë te drejte dy avokateve te tyre Maks Haxhia dhe Fatos Shanaj ndërsa, keta te fundit nuk jane marre me akuzën por vetëm me kushtet e vendosjes se masës se sigurisë. Tashme dy te arrestuarit do te qëndrojnë përkatësisht ne qelite e paraburgimit 302 Ali Demi, ndërsa avokatet qe diten e hënë do ti drejtohen per apelim Gjykatës se Shkalles se Dyte per te ndryshuar masën e sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form