I dehur në timon? 10 ditë burg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy aksidenteve që u morën jetën 11 personave në veri e jug të vendit, Ministria e Brendshme ashpërson masat ndaj drejtuesve të mjeteve. Me 10 ditë burg minimumi do të dënohet çdo drejtues mjeti që nuk ka patentë apo udhëton nën efektin e alkoolit. Këto masa si dhe ndryshme të tjera do të reflektohen së shpejti në kodin penal. Ndryshimet e pritshme në ligj janë komunikuar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Është hera e parë që vendoset një taksativë me burg për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë pa patentë dhe të alokolizuar. Sipas kodit aktual të qarkullimit rrugor, në nenin 184 pika 2, citohet se drejtuesit e mjeteve që i japin makinës në gjëndje të dehur gjobiten me 5 mijë deri 15 mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes atij i pezullohet leja e drejtimit nga 6 muaj në 1 vit. Ndërsa personat që drejtojnë makinën pa patentë, sipas pikës 12 të nenit 115 të kodit rrugor, dënohen me gjobë nga 25 mijë në 100 mijë lekë. Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve kane hartuar një pakete më të ashpër masash të cilat pritet të dërgohen në qeveri për miratim. Këto ndryshime synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e aksidenteve në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form