http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka vendosur 30 dite burg për Flamur Ymerin, 45-vjeçarin qe pak dite me parë ekzekutoi me armë në shtëpinë ë tij dy persona që dyshohet se kishin hyrë për ta grabitur. Ymeri akuzohet nga prokuroria për vrasje ne tejkalim te kushteve te vetëmbrojtjes si dhe për armëmbajtje pa leje. Para Gjykatës, ai ka preferuar të heshtë, duke mos dhëne shpjegime për ngjarjen. Por qëndrimi i avokatit per te kundërshtuar kërkesën e prokurorit për ?arrest me burg?, tregoi se Ymeri nuk ka qenë dakord me organin e akuzës. Flamur Ymeri ekzekutori dy te rinj ne banesën e tij, Adnan Lulin dhe Ervin Shaban. Me pas ai u vetëdorezua duke dëshmuar se aktin e kishte kryere per vetëmbrojte pasi viktimat kishin hyre ne banesën e tij te maskuar dhe armatosur me qellim grabitjen e saj. Ne vendin e ngjarjes policia gjeti nje pistolete dhe nje automatik ?Skorpions?. Ndërsa viktimat kishin edhe maska ne fytyre. Por hetuesit gjeten edhe nje plumb, i cili nuk i përket asnjë prej armeve. E per këtë arsye, dinamika e plote e ngjarjes ende nuk është zbardhur plotësisht.