Rama reagon për Visar Zhitin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është përfshire per here te pare ne debatin rreth kandidimit te Visar Zhitit si ambasador ne Vatikan; duke akuzuar drejtpërdrejt Presidentin e Republikës se ridenoi per qëllime politike Visar Zhitin; ashtu siç beri me te edhe diktatura komuniste. Ne nje postim ne rrjetin social facebook me titullin ridenimi i Visar Zhitit, lideri i maxhorances risjell portretin e kandidatit per Ambasador ne Vatikan si nje poet i rrallë, i burgosur politik i diktaturës, i vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s?ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Ne reagimin e tij kryeministri nuk le pa kritikuar edhe qëndrimin e Sekretarit te Përgjithshëm te Konferencës Ipeshkvore te Shqipërisë. Edi Rama:Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën.Por kritikat me te forta kryeministri i ka rezervuar per presidentin i cili pak dite me pare deklaroi se nuk e dekreton Visar Zhitin pasi ai cenoi kishën me një prononcim publik; një deklarate qe mesa duket e ka prishur zotimin publik te Edi Rames për te mos komentuar qëndrimet e Presidentit Nishani.Edi Rama:Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja.E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike.Pak dite me pare President i Republikës Bujar Nishani deklaroi se pavarësisht qëndrimit unanim te parlamentit pro kandidaturës se Visar Zhiti si Ambasador ne Vatikan, ai nuk do ta dekretoje zotin Zhiti per shkak te mungesës se konsultimeve si dhe per shkak se Zhiti kishte cenuar kishën ne nje deklarate publike.

Share This Video


Download

  
Report form