"Interkonjeksioni", reagon Rama - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Skandali i publikuar nga gazeta kosovare "Zëri" ka shkaktuar reagimin e ashpër te opozitës. Gjate mbledhjes se përjavshme te grupit parlamentar, kryetari i PS Edi Rama ka kërkuar interpelance me kryeministrin Sali Berisha për çështjen e linjës se interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri. Sipas Rames qeveria duhet te sqaroje pse është bllokuar projekti prej një viti, duke akuzuar liderin e maxhorances Berisha, se është regjisori i kësaj shfaqjeje te turpshme.
"Prandaj propozoj sot që të përgatisim sot urgjent një interpelancë me kryeministrin. Nuk do doja kurrë të besoja që një çështje kaq madhore me një rëndësi kaq të madhe, paska mbetur në dorë të një ish- truproje dhe ish- doganieri të Berishës. Ne e dimë mirë si funksionon kjo qeveri dhe ky pushtet kur përpara ka një copë për të shqyer ose një thes për ta mbushur. Ne do donim të mësonim që kjo është një tjetër histori kur flamuri shqiptar bie në gjysmështizë dhe flamuri i korrupsionit ngrihet. I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë dhe të garantojë realizimin e projektit pa i humbur kohë as Shqipërisë dhe as shqiptarëve." Deklaroi Rama. Shkrimi i gazetës "Zëri" me titullin "Sali Berisha, me "mafian" serbe, kundër Kosovës" flet për një takim mes Shkëlzen Berishës dhe Vuk Hamovic e Damir Fazllic në Vjenë të Austrisë me qëllim për te penguar projektet energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë, dhe për te favorizuar kompanitë serbe qe operojnë ne këtë fushe. Ndaj këtij shkrimi ka reaguar edhe djali i kryeministrit Shkelzen Berisha i cili duke e cilësuar shpifje artikullin e gazetës "Zëri" ka sqaruar se nuk është takuar asnjëherë me Vuk Hamovic dhe as me ndonjë ndihmës apo përfaqësues të tij, as në Vienë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi.

Scandal Kosovo newspaper published by "The Voice" has prompted fierce opposition. During the weekly meeting of the Parliamentary Group Chairman SP leader Edi Rama has urged Prime Minister Sali Berisha interpellation on the issue of the interconnection line between Kosovo and Albania. According to Rama government should clarify why the project has been blocked for a year, accusing the majority leader Sali Berisha, the director of this play is shameful.
"So now propose to prepare an emergency motion today with the Prime Minister. I would not ever believe that such a big issue with so great importance, somewhat left in the hands of a former bodyguard and former officer of Berisha. We know well how does this government and this power when before has one piece of torn or a bag to fill. We would like to learn that this is a different story when the Albanian flag drops in half and raised the flag of corruption. I ask Berisha to relieve Kosovo from Serbia's monopoly and to guarantee the project without wasting time or Albania or Albanians. "Said Rama. Writing newspaper "The Voice" with the title "Sali Berisha, the" mafia "of the Serbs against Kosovo" talks about a meeting between Berisha and Vuk Hamovic S...

Share This Video


Download

  
Report form