Rama reagon për Gjikën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ndaj akuzave qe i jane bere nje dite me pare kryetarit te bashkise se Vlores, Shpetim Gjika. Zoti Rama tha se ai deshiron qe pretendimet e prokurorise per falsifikim dokumentesh qe kane favorizuar ndertime pa leje, te mos jene te verteta. Madje si socialist, tha Rama ai do t'i qendroje prane Gjikes ne keto momente. Por nga ana tjeter, kryeministri nenvizoi se ai inkurajon prokurorine qe t'i vijoje hetimet e saj pa asnje ndikim dhe deri ne fund. Te dielen prokuroria e pergjithshme deklaroi se Shpetim Gjika ishte mare zyrtarisht i pandehur pasi kishte prova qe e implikonin ate dhe 8 persona te tjere, ne lidhje me lejet e dhena per ndertimin e dy objekteve: njeri ne krah te teatrit te qytetit dhe tjetri ne territorin e portit. Tashme dosja ndaj tyre eshte ne gjykate dhe pritet te gjykohet se shpejti. Vete zoti Gjika tha nje dite me pare se ishte i shokuar nga kjo akuze.

Share This Video


Download

  
Report form