Inspektimi i zonave të përmbytura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka vizituar serish zonat e prekura nga përmbytja. Ai është ndalur këtë të martë në Urën Vajgurore. Gjatë takimit Rama, u premtoi banorëve se qeveria shqiptare, e mbështetur nga partnerët ndërkombëtare, do të nisë fazën për rikuperimin e te gjitha dëmeve qe shkaktoi vërshimi i ujërave. ?Sot, unë jam i kënaqur që në këtë stacion na shoqëron edhe Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë. Me BB, ne kemi filluar komunikimin, ashtu si edhe me partnerët e tjerë qysh ditën e parë dhe faktikisht, me plotësimin e nevojave të fazës së dytë hyjmë në fazën e tretë që është faza kur financimet e qeverisë, bashkë me financimet e BB dhe financimet e partnerëve të tjerë që janë treguar shumë i gatshëm të na gjenden në këtë moment, do të bëjmë të mundur zëvendësimin e krerëve të humbur, do të bëjmë të mundur mbështetjen e atyre që kanë humbur prodhimin dhe rikuperimin e një pjesë të madhe të infrastrukturës prodhuese që është asgjësuar në zonat e përmbytura do të bëjnë të mundur që ashti siç i takon një qeverie dhe shoqërie të përgjegjshme të dalin nga kjo krizë më të fortë se ç?ishim më përpara sesa kriza u ndodh përpara nesh për shkak të tërbimit të motit?. Shefi i qeverise ka shfrytëzuar rastin te vlerësoje edhe një herë se mekanizmin e shpërndarjes së ndihmave.?Bashkë me diellin, sot pashë shumë fytyra të buzëqeshura dhe ky është një moment i bukur, sepse praktikisht kemi sistemuar në mënyrë shembullore të gjithë mekanizmin dhe ky mekanizëm ndihme i mirëkoordinuar po funksionon krejt normalisht, duke bërë që çdo familje e prekur nga përmbytjet të marrë drejtpërdrejt ndihmën, duke i dhënë fund asaj epoke kur grumbulloheshin të tërë tek një kamion që nuk dihej nga vinte, nuk dihej kujt i jepte ndihmën dhe nuk dihej sesa linte dhe sa merrte me vete.? Gjatë këtij inspektimi, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Drejtoresha e Bankës Botërore, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Edmond Brahimaj dhe disa nxënës te shkollave ne qarkut e Beratit. Drejtoresha e Bankës Botërore garantoi se Shqipërisë do t?i ofrohet ndihma per rikuprerimin e pasojave te kësaj katastrofe natyrore. Teksa vizitoi disa shtepi të përmbytura në dy lagje në Urën Vajgurore Rama nuk ka harruar te shkembeje batuta me banoret. ?Ju zuri kjo e keqe e motit, por në çdo kohë e mbi të gjitha duan t?i japim mundësi të gjitha grave që janë nëpër shtëpi të kenë gjërat që kishin. ?Pasi të mbarojmë punën me ju, do të sjellim një pako domino për burrat? . Situata në jug të vendit po shkon drejt normalizimit, ndonëse dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha. Nga ana tjeter operacionet e shpërndarjes se ndihmave vazhdojnë me intensitet.

Share This Video


Download

  
Report form