Harta e zonave industriale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 2015-tën qeveria do të ketë gati hartën e re të zonave industriale të cilat do t'i ofrohen investitorëve të huaj me më pak taksa. Se cilat do të jenë përfitimet dhe lehtësirat në këto vende do të mësohet pas prezantimit të projektit që ministria e zhvillimit ekonomik është duke bërë me profesorë e studentë të Harvardit. Ministri Arben Ahmetaj tha se nuk do të përsëriten më rastet e të kaluarës ku premtohej shumë e nuk bëhej asgjë. Gjatë konferencës "Drejt një rruge të re progresi" ku ishin mbledhur ministritë kryesore për të shpallur prioritetet që do të ketë ekonomia në të ardhmen, profesori i Harvardit Ricardo Housmann i bëri këtë kërkesë qeverisë. Sektorët prioritarë në ekonomi të kabinetit Rama janë bujqësia, energjia, nafta dhe turizimi. Kërkuesit e Harvardit i sugjeruan qeverisë që të shohë edhe mundësinë e hapjes së një banke zhvillimi e cila mund të shërbejë si urë lidhëse me institucionet financiare, si banka botërore apo IFC.

Share This Video


Download

  
Report form