Harta e re territoriale mundësi zhvillimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është një dhe si e tillë duhet të zhvillohet në të gjithë territorin e saj nga veriu në Jug dhe kjo arrihet vetëm përmes reformës së re territoriale. Ka qenë ky argumenti që zëvendës kryeministri, Niko Peleshi u ka dhënë banorëve të Tropjës mbi hartën e re, të cilën e nuk e konsideron thjeshtë një ndryshim kufijsh. ?Ju keni dëgjuar të flitet për reformën e re territoriale. Reforma territoriale nuk është thjeshtë një tekë për të bërë një hartë tjetër, apo për të ndryshuar kufijtë. Shqipëria është një dhe që të zhvillohet duhet të zhvillohet në të gjithë pjesët e saj. Nuk do të zhvillohet vetëm në kryeqytet, nuk do të zhvillohet vetëm në bregdet. Shqiptarët duhet të ndihen mirë e të jetojnë mirë edhe në Tropojë edhe në Sarandë, edhe në Konispol dhe gjithandej. Por kjo nuk bëhet me një fjalë goje dhe nuk bëhet as me ca rrugë.? Banorët i kanë shprehur zëvendës kryeministrit shqetësimet për mungesën e politikave të zhvillimit në këtë zonë që ka potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike. Por, pa investimet në infrastrukturë kjo gjë sipas tyre nuk mund të arrihet. Gjendja e mjerueshme rrugës Kukës-Tropojë prej vitesh ka vështirësuar lidhjen e tyre me pjesën tjetër të vendit. ?Besoj që rruga Kukës?Has siç tha edhe zëvendëskryeministri, me punimet që po ecin besoj që do hedhim një shtresë deri në fund të vitit. Do jetë shumë gjë e mirë për Tropojën sepse do të shkurtojë një pjesë të mirë të rrugës,?Inaugurimi i aksit rrugor Bajram Curri-Markaj në komunën Bujan dhe nisja e ndërtimit të rrugës që të çon drejt Valbonës janë disa nga investimet që këtë vit do t?i japin një shtysë zhvillimit të kësaj zone.

Share This Video


Download

  
Report form