Harta e re territoriale, efektet ekonomike e politike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 21 qershor shqiptaret do te votojnë për 61 kryetare bashkie nga 385 drejtues te pushtetit vendor qe kane qene deri sot. Harta e re parashikon ngritjen e njësive te mëdha si Bashkia e Tiranës brenda kufirit te se cilës janë tashme 14 njësi vendore; Dibra me 15 njësi, Shkodra e cila mbledh 11 njësi; Elbasani 13, por edhe bashki me te vogla si ajo e Vorës me vetëm 3 njësi; apo Kamza me vetëm 2 te tilla. Sipas urbanistit Dritan Shutina kjo ndarje krijon mundësi te reja per zhvillimin ekonomik te njësive, edhe pse vizatimi i vijave ne harte nuk mjafton e suksesi i reformës territoriale do te varet nga kompetencat qe do t?i jepen drejtuesve te bashkive te reja. Kjo ndarje qe do te zbatohet për here te pare ne 21 qershor për analistin Eduard Zaloshnja favorizon dukeshem koalicionin e majte, nëse iu referohemi rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2013, edhe pse pas rreth 2 vite qeverisje e majta ka pësuar renie. Përgjatë nje viti, reforma territoriale u vendos ne qender te debatit politik pasi per opozitën ajo ishte nje strategji qe e majta te fitonte zgjedhjet ne tavoline. Pas betejes se humbur ne kushtetuese dhe me referendumet lokale, vetëm 2 jave me pare Partia Demokratike deklaroi se do te hyje ne zgjedhje pavarësisht rezervave ndaj ndarjes territoriale-administrative.

Share This Video


Download

  
Report form