PD: Ndarje e re territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndarja territoriale me 61 bashki ka 2 vjet qe është ne fuqi, por ne këndvështrimin e Partisë Demokratike koha ka treguar se ajo nuk funksionon ne shërbim te qytetareve. Nënkryetarja e komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku thekson se qeveria skicoi vija ne harte me qëllime elektorale, por nuk beri asgjë per ti afruar shërbime qytetareve me nje cilësi me te larte.



?Propaganda e qeverise gjate dy viteve qe pasuan reformën territoriale fokusohet ne disa elemente; elementi i pare ishte kosto, qe do te kursejmë 80 milion dollarë, si përfundim te dhënat nga Ministria e Financave raportojnë nje kosto shtese prej 60 milion dollarësh, qe do te thotë nuk pati asnjë kosto-eficence nga pikëpamja e reduktimit te shpenzimeve. Dhe ajo qe ishte nje diskutim shume i rendesishem qe ne patem gjate reformës territoriale, nuk ka funksionuar ne mënyre absolute procesi i decentralizimit. Qe do te thote asnjë nga bashkime nuk ka marre përgjegjësi te reja, asnjë nga bashkime nuk ushtron funksione te reja.?



Sipas PD ndarja territoriale duhej te ishte shoqeruar me ndërhyrje ne kushtetute per te reformuar edhe qarqet.



?Nuk e di nese e keni degjuar diskutimin e fundit te qeverise kur u be prezantimi i organizimit te ndryshëm te drejtorive u prezantuan 3 nivele qendrore, qe do te thotë ne konceptin e tyre ata mendojnë 3 rajone, jane duke zëvendësuar pikërisht ndryshimet qe ne thame, eja te ndryshojmë Kushtetutën per nivelin e rajoneve dhe qarqeve dhe eja te ndryshojmë edhe harten pikërisht bazuar mbi keto kritere. Ata jane duke i grupuar drejtoritë e tyre ose funksionet qe ushtrohen ne nivel lokal ne 3 rajone kryesore. Pikërisht per kete kemi biseduar dhe kemi folur edhe ne, eja ti grupojmë pergjegjesite, kompetencat duke filluar nga arsimi tek bujqësia ne varesi si mund te ofrohen me mire shërbimet dhe ne varesi do te rrjedhe nje harte.?



Demokratet nuk kane kushte per nje numër me te vogel apo me te madh bashkish, ajo qe ata duhen është nje reforme e vërtete territoriale.



?Ne e kemi filluar diskutimin per reformën territoriale pavarësisht numrit te bashkive, ne kemi diskutuar nevojën per nje ndarje territoriale te bazuar mbi disa kritere; mbi nevojen qe do te kishte pushteti lokal dhe bazuar mbi konceptin e decentralizimit. Numri do te ishte diçka e parëndësishme per ne nese do te kishim nje ndarje te mire te ketyre tipareve qe une përmenda, numri do te ishte si rrjedhoje e funksioneve e përgjegjësive qe do te kishte secila prej bashkive.?



Por ndryshimi i ndarjes territoriale kërkon 84 vota e nese reformohen qarqet duhet mbështetja e 94 deputeteve ne parlament.



?Partia Demokratike do te vazhdoje te jape opsionet e saj, sigurisht qe votat ne parlament ne nuk i kemi , nuk i kishim as mandatin e kaluar kur u diskutua reforma territoriale. Ne do te vazhdojmë te japim opsionet tona, propozimet tona dhe te paraqesim mënyrën se si ne e shohim kete ceshtje.?



Gjat...

Share This Video


Download

  
Report form