http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masive të tëra pyjesh vijon çdo ditë të përshihen nga flakët e zjarrit. Mbrëmjen e së dielës 6 hektare pyje janë djegur në zonën në kufi me bregdetin e Semanit. Për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyja nga ajri, në mënyrë që zjarri mos merrte përmasa më të mëdha. Kanë qenë vetë punonjësit e zjarrfikëses që në kushte të vështira kanë bërë të mundur që zjarri të mos përhapej në sipërfaqe të tjera dhe më pas kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse. Në fshatin Kaçinar të komunës Kolsh të Lezhës, kanë qenë vetë banorët që pikasur flakët e zjarrit, duke lajmëruar menjëherë forcat zjarrfikëse. Edhe në këtë zonë, për shkak të terrenit të vështirë, ka qenë e pamundur ndërhyrja nga toka, duke bërë që zjarri të shkrumbojë një pjesë të madhe të pemë dhe shkurre në këtë zonë. Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në rrethin e Librazhdit, ka djegur më shumë se 10 hektarë sipërfaqe me bredha. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse. Në të tre rastet mendohet se zjarret janë të qëllimshme. Më herët gjatë javës, masive të tëra pyjesh në Mallakastër, Krujë, Tepelenë dhe Lezhë u përshinë nga flakët e zjarrit duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra pyjesh.