http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga përmbytjet në veri të vendit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ndalur në Rrushkull të Durrësit, ku u takua me familjet e prekura. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve, Basha tha se prioritet i PD kur te vije ne pushtet do të jetë investimi ne zonat me te rrezikuara nga reshjet dhe lumenjtë.?Ne kemi ardhur këtu tu shohim dhe tu themi që qëndrojmë afër jush. I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Këtu do të vijmë prapë për t?i rregulluar këto kanale, edhe për tu gjendur prapë për të zëvendësuar sado pak vlerat materiale të dëmtuara, por mbi të gjitha do të jetë një qeveri që do të jetë afër jush. Nuk do u braktisë. Nuk do u lerë vetëm. Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Prioritet do të jetë të bëjmë këto rrugë, të ndërtojmë shkollat për ti ardhur në ndihmë fëmijëve tuaj. Këto do të jenë prioritet e qeverisjes që është afër jush. Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu tu shohë sepse nuk u llogarit më. Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do tu ketë ju në qendër të vëmendjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve.?Kreu i opozitës u takua edhe me fermerë në zonën e Sukthit, të cilët kane probleme me titujt e pronësisë dhe subvencionet.?Ju jap fjalën se siç kam ardhur sot këtu dhe siç ju kërkoj që të vetë ndërgjegjësohemi për nevojën për tu ngritur dhe për tu përballur, si kryetar i opozitës, nesër nuk do ju braktis?, tha Basha. Gjate takimit u diskutuan edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe garancitë per votën e lire.