Torovicë, qindra hektar të përmbytura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shirat e dendura kanë shkaktuar përmbytjet dhe në fshatin Totovicë të Lezhës. Në këtë zonë janë shkaktuar dëme kolosale, ku qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji, për shkak të mungesës së kanaleve kulluese dhe rënies së nivelit të tokës. Fermerët të irrituar tregojnë se askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka marr masa për këtë zonë, që është një ndër më të varfrat në rang qarku. Ata i bëjnë apel Bordit të Kullimit të hapin kanalet kulluese. Të dhëna nga Komuna e Balldrenit flasin se në këtë njësi vendore janë nën ujë më shumë se 150 hektarë me grurë,70 hektarë me shalqinj,150 me misër. Përgjegjësi i Zyrës së Bujqësisë në Komunën e Balldrenit, Gjergj Prendi, tha se, nëse nuk do të ketë ndërhyrje në sistemin kullues, fermerët do shkojnë drejt falimentimit. Fermerët e Torovicës tregojnë se çdo vit janë përmbytur kulturat e tyre bujqësore dhe ata nuk janë dëmshpërblyer nga shteti, edhe pse kreu i komunës Ballde Zef Doçi i ka bërë të ditura problemet e kësaj zone pranë Ministrisë së Bujqësisë ku ka kërkuar edhe financime,por ende nuk ka një përgjigje.

Share This Video


Download

  
Report form