Diga e rezervuarit të Maskurisë mund të çahet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta te shiut kane krijuar një situate alarmante ne Rezervuarin e Manskurise, duke rrezikuar përmbytjen e mijëra shtëpive dhe pallateve qe ndodhen buze detit ne Golem. Rezervuari, i cili shërben edhe si ujëmbledhës ndodhet mbi fshatin Agonas, midis Golemit e Kavajës. Megjithëse janë hapur te gjitha portat për te minimizuar nivelin e ujit, serish situata mbetet mjaft kritike. Masat e marra synojnë te parandalojnë çarjen e digës, e cila do te shkaktonte nje situate katasfrofike, pasi uji do te vërshonte dhe ne qindra vila te disa fshatrave turistike qe ndodhen ne këtë zone. 4 pompa te vogla dhe 2 te mëdha po shkarkojnë ujë qe nga dita e djeshme. Ekspertet thonë se largimi i ujit duhet bërë për ta ulur nivelin edhe me 1,5 metra. Këtu gjenden edhe depot e ujësjellësit qe bëjnë filtrimin e ujit dhe dërgimin e tij ne Kavaje e Golem. Ministri Edmond Haxhinasto, Ministri i Brendshëm Tahiri, ekspert e autoritet lokale janë ne vendngjarje. Ministrat kane deklaruar se do te nise hetimi për firmat projektuese e zbatuese te këtij ujësjellësi. Ndërkohë qe priten te vijnë disa pompa me kapacitete me te mëdha nga Italia për te thithur ujin e rezervuarit te Manskurise.

Share This Video


Download

  
Report form