Haradinaj mund të qëndrojë në Lubjanë 40 ditë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj rrezikon të mbetet në Slloveni për një afat maksimal 40 ditor, kur skadon dhe koha e një përgjigje zyrtare nga shteti serb për ekstradimin. Konventa e Këshillit të Evropës për ekstradimin, parashikon që pas këtij afati, Haradinaj, të lihet i lirë për t?u kthyer në atdhe.?Arrestimi i përkohshëm mund të marrë fund në rast se brenda një afati prej 18 orësh pas arrestimit, Pala e kërkuar nuk ka marrë njoftim për kërkesën e ekstradimit dhe për dokumentet shoqëruese që përmenden në nenin. 12; në asnjë rast ajo nuk duhet të kalojë përtej 40 ditëve pas arrestimit. Sidoqoftë, lirimi i përkohshëm është i mundshëm në çdo kohë, por pala e kërkuar duhet të marrë çdo masë që e quan të nevojshme për të shmangur arratisjen e individit të kërkuar?.Ndërkohë, nga ana e tij, Beogradi zyrtar, nuk është angazhuar ende per një përgjigje të tille. Më herët, Haradinaj u shpreh se nuk i druhej aspak një ekstradimi të tij në Serbi. Ndërkohë Gjykata e Kranjit sipas mediave kroate, ka vendosur që te procedojë ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, para se të merre me çështjen e ekstradimit apo jo të Haradinaj. Ramush Haradinaj është ndaluar të mërkurën pasdite në Aeroportin e Lubjanës, ndërsa po kthehej nga Gjermania në Kosovë. Arrestimi i tij bazohej në një kërkesë të Serbisë të vitit 2004, qe autorizon Interpolin të arrestojë Haradinajn, nën akuzën për krime lufte. Por këto akuza janë të pavlefshme pasi Haga e ka shpallur te pafajshëm, ish-kryeministrin. Një ditë më pare edhe parlamenti i Kosovës ka miratuar një rezolute për lirimin dhe kthimin e Haradinaj në Prishtinë.

Share This Video


Download

  
Report form