http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas protestave te artisteve për ndërtimin e teatrit te ri kombëtar, autori i projektit Bjarke Ingels tregon atë qe do te kenë ne te ardhmen artistet dhe publiku shqiptar.
Gjate një bisede me gazetare ne Barcelonë, arkitekti i Studios Bjarke Ingels Group thotë se prej një viti është punuar për projektin e teatrit. Fillimisht arkitektet ngritën dhe punuan mbi dy skenarë, rikonstruksionin e teatrit dhe ndërtimin e tij nga e para. Por shume shpejt thotë Bjarke Ingeles varianti i pare u rrezua për shkaqe teknike.
?Ajo qe kuptuam shume shpejt është se dy volumet e holla te godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për te funksionuar si Teatër Kombëtar, janë ndërtuar si hapësira argëtimi për ushtaraket italiane dhe pastaj janë transformuar e përdorur si teatër. Por nuk kane dimensionet fizike për te mbajtur një audience te madhe, qe do te ishte e rëndësishme për një Teatër Kombëtar, nuk ka hapësira për skenat anësore, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nënskenë: pra nuk ka gjeometrinë për te funksionuar si një Teatër Kombëtar. Ne mund te bënim disa shtesa tek godinat ekzistuese por ne fund do te kishim dy volumet gjatësore dhe do bënim shtesa te tjera ne lartësi dhe anësore: do te behej pak si një ndërtesë ?frankenshtein? ? kjo do te ishte jo praktike, aspak elegante dhe shume e shtrenjte si ndërhyrje. Ndaj ne menduam a është e rëndësishme te ruajmë dy godina te ndërtuara për argëtimin e ushtarakeve, apo është e rëndësishme te krijojmë një godine qe e meriton te quhet ?Teatri Kombëtar i Shqipërisë?.
Arkitekti i Tetarit te ri, vlerëson debatin e artisteve por thotë se ky projekt i përshtatet me se miri qendrës se transformuar te Tiranës. Bjarke tregon edhe një shembull te ngjashëm rreth 3 dekada me pare ne Barcelone.
?Barcelona ka kaluar një transformim te ngjashëm ne vitin 1992, përpara Lojërave Olimpike Shume pranë me hapësirën ku ndodhemi (Qendrën Kulturore Bashkëkohore te Barcelonës), është Muzeu i Artit Bashkëkohor te Barcelonës. Edhe ne këtë hapësirë ndodheshin disa ndërtesa ushtarake te vjetra ne atë kohe qe u shemben. Patjetër qe kishte njerëz te shqetësuar qe pyesnin ç?po ndodh, perse po i ndryshoni gjerat, çfarë do te ndërtohet. Por mendoj se po ata njerëz sot, 30 vjet me vone, janë tejet te lumtur qe morën beto vendime te rëndësishme, dhe mendoj qe Tirana ndodhet ne një moment te ngjashëm sot?.
?Me shume se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndërtuara me qellim argëtimin e ushtarakeve, pyetja është a duhet te ketë qendra e Tiranës një Teatër te vërtetë Kombëtar, te projektuar dhe ndërtuar me qellim qe te jete Teatër Kombëtar. Mendoj se për identitetin e qendrës se Tiranës, rilindja qe është duke ndodhur ne Tirane, arsyeja pse qyteti juaj u vlerësua ne Barcelone me çmimin e pare, përfaqëson një energji transformuese jashtëzakonisht pozitive?.
Sipas projektit te i...