http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e Partisë Demokratike se shqiptarët paguajnë më shumë për të mbajtur makinën, pasi çmimi i naftës është më i larti në rajon, nuk janë të vërteta për Ministrinë e Ekonomisë. Në një intervistë për Vizion Plus, shefi i kabinetit në këtë dikaster sqaron se nëse duhet të bëhet krahasimi me vendet e rajonit, duhet që të shihen të gjitha taksat që qytetarët paguajnë për të mbajtur një makinë. Kështu për shembull, në Serbi dhe në Kroaci të gjithë ata që kanë një automjet në përdorim paguajnë taksë të peshës, e cila shkon deri në 40% të vlerës së mjetit. Ndërsa në Maqedoni, taksa e përdorimit shkon në disa qindra euro. Për Ministrinë e Ekonomisë amendamentet e Partisë Demokratike për të kthyer në nivelin 7 lek për litër taksën e qarkullimit janë të pamundura për t?u bërë. Tashmë buxheti është miratuar dhe nuk është e drejtë që ndërtimi i rrugëve të marrë gjithmonë para në arkën e shtetit nga taksat e tjera. Në vitin 2014-të taksa e qarkullimit u rrit nga 7 në 17 lek për litër, ndërsa këtë vit kjo taksë shkoi në 27 lek ku së bashku me TVSH-në bën që në një litër naftë që ble secili prej nesh 32.4 lek të shkojë vetëm te ky zë. Kjo bërë që shoqata të ndryshme dhe opozita të akuzojnë qeverinë se është përgjegjësja kryesore për mos reflektim të rënies së çmimit të naftës në bursë edhe në Shqipëri.