Dopingu në peshëngritjen shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak kohe me pare testi i antidoping nxori pozitiv 3 kampionet e peshëngritjes shqiptare. Daniel Godelli, Hysen Pulaku dhe Romela Begaj, ishin stërvitur ne Greqi, ne pamundësi te kushteve te përshtatshme ne vendin tone. Këshilltari i Agjencisë Botërore Antidoping, Alessandro Donati, thekson se ky fenomen nuk ndodh vetëm ne vendet e vogla si Shqipëri, por kudo. Për fat te keq doping po rrezikon sportin, dhe skandalet ne kete disipline sportive ka pasur ne shume vende, jo vetëm ne Shqipëri. eshte fat shume i rende qe ka nje shtim te numrit te sportisteve qe dalin pozitiv nda testi antidoping. Mendoj se keto skandale parandalohen me teste surprise, qe behet para kompeticioneve sportive dhe nga persona te pavarur nga Federata Sportive.Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi nje seminar per te parandaluar këtë fenomen ne saje te edukimit antidoping qe ne shkolle.?Ne momentin qe ky edukim do te behet sipas asaj qe eshte miratuar dhe ka filluar do te thotë qe problem i dopingut behet nje problem qe rinia edukohet me nje stil jetese, qe nuk përdor me substanca. Sportisti nuk është gjeneratori i dopingut, sportisti jone gjigand i punes. Ai qe ne moshe te re fillon te stërvitet me pasion duke sakrifikuar ektremalisht per pasion stervitet, dhe jo per doping?.Te tre kampionet, rezultuan me te njëjtën substance te ndaluar stanozolol, e cila përdoret per forcimin e muskujve tek kafshët. Begaj, Pulaku dhe Godelli rrezikojnë pjesëmarrjen e tyre ne aktivitet sportive nga 2 deri ne 4 vjet.

Share This Video


Download

  
Report form