Një film për mafian shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një komisar i policisë shqiptare nuk është quajtur asnjëherë Boshko. Por kjo ndodh ne nje film gjerman ku komisari është protagonist kryesor. Ne fakt Shqipëria dhe shqiptaret ishin te enjten mbrëma ne qendër te vëmendjes se nje prej serialeve me te ndjekur ne televizionet gjermane. Sezoni i ri i serialit policesk Alarm per kobrën 11-Policia e autostradës, ka nisur me serine e xhiruar ne Shqipëri. Blerim Destani luan nje prej mafiozeve shqiptare qe marrin peng personazhin kryesor komisarin Semir, i cili ndodhet ne kryeqytetin shqiptar per te hetuar nje çështje trafiku ndërkombëtar droge. Por Semir ka vrare ne Gjermani te birin e një mafiozi shqiptar dhe këtu nis drama. I ati e rrëmben Semirin dhe kërkon hakmarrje, por polici Boshko e shpëton kolegun gjerman. Edhe kjo seri e xhiruar ne rrugët e Tiranës serish nuk u shpëton klisheve. Ne film shfaqet një Tirane me anën e saj me te shëmtuar. Personazh kryesor është dikush qe mban nje emër qe nuk është shqiptar, por sllav. Bashkim apo Bujar do te tingëllonte me realist. Me pas përveç ndjekjeve spektakolare ne rrugët e Tiranës dhe efekteve speciale ajo qe ndjehet me shume janë titulli vendeta dhe gjakmarrja. Te gjitha këto jane ndjekur nga nje numër rekord shikuesish per shkak te interesit te larte qe ky serial ka. Xhirimet per episodin janë bere ketë vere ne rrugët e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form