http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundja pulmonare kronike, përbëjnë shqetësimin kryesor për Shqipërinë. Keto sëmundje rezultojnë me nje trend ne rritje, vitet e fundit. Te dhënat publikohen per here te pare ne raportin gjithëpërfshirës, qe informon mbi shëndetin e shqiptareve. Natyrshëm, lind nevoja e testimit të njohurive dhe praktikave të personelit shëndetësor lidhur me indikatorët kryqësorë shëndetësorë dhe sistemin e informacionit shëndetësor në tërësi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në situatën aktuale ku ne zyrtarisht kemi filluar punën për ngritjen e regjistrave mjekësorë përfshi sëmundjet tumorale, kardiovaskulare dhe diabetin. Gjithashtu, raporti dëshmon qartë se rreth 90% e barrës së sëmundshmërisë në vendin tonë përbëhet nga sëmundjet kronike.Raporti përshkruan burimet e kujdesit shëndetësor, aksesin e njerëzve per shërbime mjekësore ne zonat rurale, dhe mungesën e një sere aparaturash ne spitalet kryesore te vendit.