http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për mazhorancen nuk ka me asnjë dyshim se dosja e ?21 janarit? do te rihapet për te zbardhur te vërteten e katër vrasjeve. Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ftuar ne emisionin ?Oktapod? ne Vizion Plus konfirmoi ekzistencën e provave te reja qe hedhin drite mbi ngjarjen e katër vjetëve me pare. Deputeti Pjerin Ndreu tha se provat e ?21 janarit? janë falsifikuar dhe se njerëzit qe u angazhuan për hetimin e çështjes kane qene nen presionin e vazhdueshëm te pushtetit te djeshëm. Ditën e përkujtimit te vrasjeve te katër protestuesve ne bulevard, mazhoranca beri te qarte se 21 janari nuk do te harrohet. Deputete e ministra i bene thirrje Prokurorisë te veproje ne kohe duke paralajmëruar ne te kundërt një mekanizëm alternativ për vënien e drejtësisë ne shina.