http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta nuk e fsheh: misioni i parë si president i sapo zgjedhur, do të jetë përgatitja për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Ai doli para gazetarëve për të lajmëruar largimin nga drejtimi i LSI, menjëherë pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputet. Pas kësaj ? tha Meta, ai çlirohej nga çdo raport politik me PS. Për të nisur një tjetër përpjekje, kësaj radhe me staturën e presidentit të zgjedhur.
Skeptikëve për suksesin e kësaj përpjekjeje, Meta iu përgjigjet, duke theksuar se gjithnjë ka qenë për një klimë gjithë përfshirëse.
Meta tha se më e rëndësishme sesa prania e opozitës në ceremoninë e tij të betimit si president, do të jetë pjesëmarrja e saj në zgjedhje.