Meta takon presidentin Ivanov - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta dhe presidenti maqedonas George Ivanov ndanë te njëjtin qëndrim se forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve i shërben progresit për realizimin e projekteve te rëndësishme. Gjate takimit ne Shkup, ku Meta po qëndron prej dy ditësh, ata theksuan se përforcimi i ndërlidhjeve infrastrukturore dhe energjetike në të dy anët e kufirit do t?i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare e kulturore mes dy popujve. Bashkëbisedimi me kreun e shtetit maqedonas u përqendrua edhe tek sfidat e integrimit evropian, duke vlerësuar rëndësinë e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në rajon. Dy zyrtaret thane se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në avancimin e procesit të integrimit, duke e ngritur bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal në një nivel edhe më të lartë. Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nënvizoi se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit është përfshirja ne strukturat euro-atlantike.

Share This Video


Download

  
Report form