http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e dyte te qëndrimit ne Maqedoni, eurokomisioneri i zgjerimit Johanes Hahn është takuar me presidentin Ivanov. Sipas njoftimit te presidencës, Ivanov i ka ngritur zyrtarit te Be-se shqetësimin per përfshirjen e disa vendeve fqinje ne politiken e brendshme te Maqedonisë, duke iu referuar kryesisht Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas presidences ne takim eshte diskutuar per mundësitë e tejkalimit te krizes ne Maqedoni. Ndërkohë, pas takimit me Hahn, lideri i LSDM-se Zoran Zaev eshte shprehur edhe njehere i gatshëm per te biseduar me drejtuesit e partive shqiptare, por sic ka thene ai, pa kaluar vijat e kuqe. Ndërsa kreu BDI-se Ali Ahmeti deklaroi se është ne pritje te nje platforme te shkruar nga LSDM-ja dhe pa marre nje dokument te tille nuk do te vendose per dhënien ose jo te firmave per formimin e qeverise. Vendi është pa qeveri gati dy muaj pas zgjedhjeve dhe ndërkombëtaret kane shtuar apelet per formimin e saj. Ne anën tjetër, Nikolla Gruevski pasi dështoi ne gjetjet e nje marrëveshje brenda afatit ligjor te 20 diteve kur kishte mandatin, po vijon presionet ne distance kryesisht ndaj BDI-se per te mos bashkëpunuar me ata qe i cilëson perçaresit e vendit, referuar LSDM-se.