Rama takon Presidentin Obama - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje takim koke me koke me presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës Barak Obama, gjate ditës se dyte te punimeve te samitit te NATO-s ne Uells te Britanisë. Vete kryeministri tha se gjate kësaj bisede me kreun e shtëpisë se bardhe është folur per marrëdhëniet dy paleshe si dhe angazhimin e Shqipërisë ne misionet e Aleancës se Atlantikut te Veriut. Shefi i qeverise zbardhi edhe takimin e te enjtes me homologun grek. Samaros, duke bere serish te qarte qëndrimin e qeverise shqiptare ne lidhje me shqetësimet e palës greke per hartën e re administrative territoriale. Rama deklaroi se ndarja e re administrative është atribut i organeve vendimmarrëse shqiptare dhe qeveria e parlamenti e kane shprehur vullnetin e tyre. Per ne nuk ekziston nje çështje e tille deklaroi Rama. Sipas kryeministrit është e domosdoshme te ecet para me ketë reforme nga e cila përfitojnë te gjithë, edhe minoriteti. Ndërkohë, per nje tjetër ceshtje mes dy vendeve, per marrëveshjen e kufirit detar Rama tha se zgjidhja per qeverinë shqiptare bazohet ne 3 parime, dialog, barazi dhe vullnet. Sipas rames zgjidhja duhet te jete afatgjate dhe e pranuar nga te dy palët. Por sipas kryeministrit qeveria do te vazhdoje te këmbëngule per heqjen e ligjit te luftës. Përveç takimit me Samaras, Rama takoi edhe presidentin e sapo zgjedhur te Turqisë Erdogan si dhe kryeministrin italian Renzi. Rama deklaroi se Shqipëria ka lobuar edhe ne favor te njohjes se Kosovës nga te gjitha vendet qe ende nuk e kane njohur. Rama tha me tej se Shqipëria mbështet zgjerimin e NATO-s ne rajon duke u ndalur tek Maqedonia e cila sipas tij qe te ece para duhet te zgjidhe çështjen e emrit dhe te respektoje marrëveshjen e Ohrit. Sipas Rames pozicioni i qeverise shqiptare veçanërisht pas pjesëmarrjes ne operacionin ne ndihme te Irakut është vlerësuar nga partneret ndërkombëtare. Ndërkohë, qe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria mbështeti ne ketë samit politiken e zgjerimit te NATO-s duke theksuar se është e nevojshme nje prani me e madhe e be dhe NATO-s ne Ballkan per te luftuar edhe fenomene.

Share This Video


Download

  
Report form