Meta-Ramës: Bëre gabimin fatal që kërcënove presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta Meta ka reaguar pas akuzave të bëran nga kryeminsitri Edi Rama për mosdekretimin e Genc Cakajt si minsitër.Në një postim në ?Facebook?, Meta akuzoi kryeministrin se po kërcënon në mënyrë të drejtëpërdrejtë Presidentin e Republikës.Duke u ndalur tek kompetencat e tij, Meta u shpreh se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që I ndalon kompetencat Presidentit për emërimin dhe shkarkimin e minsitrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.Presidenti Meta hodhi gjithashtu akuza në drejtim të kreut të qeverisë se po mban pushtetin duke mbajtur nën kërcënim të gjithë ata që i dalin kundër.?Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t?i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS