http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Transportit Rrugor qe janë duke ndjekur situatën, rekomandojnë qe edhe gjate ditës se sotme lëvizja ne këto segmente rrugore te behet me zinxhirë. Sipas Drejtorisë se Rrugëve problematike paraqitet situata kryesisht ne akset Librazhd -Sterbleve, Erind-Cajup Korçe- Dardhe si dhe ne akset Qafe Mali -Flet dhe Fushe Arrez-Shllake ku ka prani te ngricave. Gjithashtu problematike mbeten edhe zonat e Dibrës, megjithëse është hedhur kripe dhe borëpastrueset vazhdojnë punën per pastrimin e rrugëve. Edhe ne këtë zone rekomandohet përdorimi i zinxhirëve kryesisht ne akset Ura e Cerenecit -Sterbleve, Muhurre-Qafe Drua,j Sllove -Kalaja e Dodes. Ndërkohë akset e tjera janë te kalueshme dhe nuk është e nevojshme lëvizja me zinxhirë.