http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoriati Shtetëror i Midisit, Pyjeve dhe Ujërave zbarkoi sot me një kontroll të imtësishëm në subjektet minerare në rrethin e Bulqizës. Kryeinspektori i përgjithshëm i ISHMPU Ergys Agasi, tha se pas kontrolleve dhe mbarimit të afatit të paralajmërimit, masat do të jenë nga gjobë deri në pezullimin total të aktivitetit. Inspektorët kontrolluan në zonën e Bulqizës rreth 86 subjekte minerare, të cilave iu janë lënë detyra sipas mungesës së dokumentacionit të paraqitur apo moszbatimit të kushteve në lejen e mjedisit.