“Dancing with the stars” prezanton 12 çiftet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur mbrëmjen e te hënës edicioni i peste i spektaklit ?Dancing with the Stars Albania?. Me patente ndërkombëtare nga rrjeti britanik BBC, show i kërcimit, nen drejtimin e Amarda Toskes dhe Drini Zeqos, vijon traditën ne ekranin e Vizion Plus. Si një mbrëmje premiere, puntata e pare, ka prezantuar para publikut 12 personazhet vip qe janë pjese e gares se këtij edicioni jubilar. Gara ka nisur me vals, për te vijuar me zhanret e tjera te kërcimit si tango, xhajv, pasodoble, salsa apo chachacha. Yjet kane performuar ne teatrin e kërcimit, por ne kete mbrëmje te pare produksioni kishte vendosur qe juria mos te jepte pike edhe pse votimi ka qene i hapur per publikun. Anetaret, te cilëve këtë vit i?u është shtuar edhe gazetari nga Kosova Milahim Zeka, nuk i kane kursyer batutat e tyre me vipat. Por bashke me jurinë tradicionale, Dancing 5 ka zgjedhur te ketë edhe nje kundrajuri me batuata thumbuese nga Aulona dhe Fatma. Siç pritej kjo mbrëmje e pare e ?Dancing with the Stars? nuk solli eliminime, te cilat nuk do te mungojnë ne vijim. Spektakli këtë vit, transmetohet ne kohe reale jo vetëm ne Vizion Plus, por edhe ne Kosove përmes RTK-se, ne Maqedoni ne kanalin shqip te Radio Televizionit Kombëtar si dhe TV Art ne Tetove. Nga sot nisin provat ditore te yjeve te Dancing, te cilat transmetohen ne Vizion Plus ne oren 15.30 minuta, si dhe Forumi i diskutime çdo te marte, ne orën 17.00.

Share This Video


Download

  
Report form