http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugëtimi artistik i Soni Malajt në ?Dancing with the Stars? përfundoi me kupën e artë. Këngetarja triumfoi mes 12 konkurenteve të përzgjedhur për këtë edicion të shtatë të garës së kërcimit në Vizion Plus.
Sfida e parë dhe e fundit per Sonin ishte ajo e gjysmefinales, ku kryetari i jurise Ilir Shaqiri i vuri perballe Aulona Mustën, që u rendit e dyta ne garë dhe konkurentja qe iu afrua me shume kupës te cilen ne fund e rrembeu kengetarja e njohur.
Të parët që u skualifikuan në finalen e madhe të ?Dancing with the Stars? ishin aktori Viktor Zhusti dhe kantautori Kristi Popa.
Perpos kercimeve te konkurenteve, puliku duartrokiti shume edhe vallezimin e aktorit turk Tolgahan Saishman dhe bashkeshortes se tij Almeda Abazi e cila per tre muaj ka prezantuar magjine e kërcimeve në ?Dancing with the Stars? .
Dëshira e bukuroshes shqiptare qe u martua ne Turqi ishte të vallezonte me fustan të bardhe në vendin e saj.
E kete enderr e realizoi ne teatrin e kercimit.
Ky produksion shënon edicionin e shtatë në Vizion Plus dhe në një dekade ka mbledhur ne këtë skene dhjetëra personazhe nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia nën nje logo, ?Dancing with the Stars Albania?.