VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë në këto zgjedhje, duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev. Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë, ndërsa 20 mandatet e tjera janë ndarë mes 4 partive shqiptare.