A1 Report - Maqedoni, VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet, Ivanov zgjidhet president

Report TV 2015-08-22

Views 0

SHKUP - Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar mandatin e rradhës qeverisës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, duke ka marrë 42.18% ose 61 mandate depuetësh në parlament. Pas tyre me 24.92% të votave ose 34 mandate ka arritur të marrë partia opozitare LSDM.

Ndërkohë partitë shqiptare kanë marrë respektivisht BDI e Ali Ahmetit 13.48% të votave ose 19 mandate deputetësh dhe partia e Mendu Thaçit, PDSH ka arritur të marrë 5.83% të votave ose 7 deputetë.

Ndërsa 120 vendet në parlamentin maqedonas i plotësojnë partitë GROM dhe RDK me nga një deputetë.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, sërish një tjetër fitore e partisë VMRO-DPMNE, dhe e kandidatit për president Gjorgje Ivanov i cili ka marrë 55.25% të votave.

Procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe njëkohësisht i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale u zhvillua të djelën e 27 prillit. Votimet u hapën në orën 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00.

Pjesëmarrja ishte 64% në zgjedhjet parlamentare dhe 54.33% për zgjedhjet presidenciale. Gjatë këtyre zgjedhjeve pati dyshime dhe akuza për manipulim të zgjedhjeve, pasi banorët e Pustecit dyshohet se votuan dy herë. Ndërkaq partia opozitare LSDM deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk do t'i njohë zgjedhjet.

MBYLLEN VOTIMET, OPOZITA NUK NJEH ZGJEDHJET

Në Maqedoni në ora 19.00 u mbyllprocesi i votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale, ndërsa ka filluar procesi i numërimit. Por menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, partia më e madhe opozitare LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) bëri të ditur se nuk njeh rezultatet zgjedhore, për shkak të manipulimeve dhe mashtrimeve dhe parregullsive.

Ndërkaq, është thelluar më tej skandali i manipulimit të votimeve, pasi dyshohet se banorët e Pustecit votuan 2 herë. Edhe organizatat raportojnë për votim të dyfishtë.

Banorët e Pustecit, dyshohet se janë sjellë në mënyrë të organizuar në Maqedoni, ndërsa njëri prej votuesve ka pranuar se kishte votuar më parë.

Në një lidhje telefonike për "A1 Report", nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Subhi Jakupi tha se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Lidhur me dyshimet e ngritura mbi manipulimin e procesit, Jakupi tha se "në njësitë ku janë konstatuar probleme, nëse do të ketë prova të besueshme, do të ketë edhe rivotim".

22:55 REZULTATET E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
Nga 58,03% e votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale, sipas KSHZ-së prin Gjorge Ivanov para Stevo Pendarovskit.

Gjorge Ivanov (VMRO DPMNE): 243.435 /56,88%

Stevo Pendarovski (LSDM): 169.498 / 39,60%

ZGJEDHJET PARLAMENTARE, PROCESI I NUMERIMIT NE KOHE REALE
ORA 22:30 - Vijon procesi i numërimit të votave në Maqedoni ku janë numëruar më shumë se gjysma e qendrave të votimit (rreth 55%) ose 1939 nga 3514 qendra votimi. Deri më tani partia VMRO-DPMNE vazhdon kryesimin, madje ka arritur në 42% të votave të numëruara. Ndërsa partia opozitare LSDM ka marrë rreth 23%. Partitë shqiptare kan...

Share This Video


Download

  
Report form