https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Përgatitjet finale për "Dancing with the Stars" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Energji dhe shumë pasion për kërcimin! Këto janë përgatitjet e fundit për sezonin e katërt të "Dancing with the Stars", vallëzimit të yjeve, një produksion tashmë traditë i Vizion Plus e Tring. Gjithçka pritet të startojë këtë të hënë, 4 nëntor, në orën 21:00 dhe ky prodhim i vlerësuar si ndër më të mirët në Europë, e me patentë të "BBC Word Wide" prezanton edhe këtë sezon 12 personazhe vip. Ata janë të njohur në showzbiz, kinema, teatër apo muzikë dhe si gjithmonë do të jene 6 femra dhe 6 meshkuj. Por përtej të qenit personazhe publik, prova kryesore në këtë piste është kërcimi dhe Enada Hoxha, koreografia e këtij spektakli tregon mbi natyrën e tyre. Jurisë tashmë të njohur, të kryesuar nga Ilir Shaqiri me partner Iva Tiçon dhe Alfred Kacinarin i bashkohet edhe Ema Andrea, aktorja që ka një lidhje speciale me kërcimin që në fëmijërinë e saj. Surprize është edhe prezantimi i këtij edicioni teë katërt të "Dancing Albania", duke iu larguar skemës klasike dhe besuar drejtimin Jonida Maliqit dhe Armina Mevlanit. Me produksion të Holta Dulakut, regji të Bledar Linzes, kostumografi të Ardi Asllanit dhe skenar të Zefina Hasanit, "Dancing 4", do të na shoqëroje për 12 puntata, çdo të hënë dhe surprizat si gjithmonë do të jenë në stilin që vetëm "Dancing..." di t'i realizojë.

Share This Video


Download

  
Report form