http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet ne prag te miqësores se pare ne Austri. Dy miqësoret e fundmarsit do t?i shërbejnë teknikut Xhani De Biasi për te kontrolluar gjendjen e futbollisteve per te zyrtarizuar me pas skuadrën qe do te marre pjese ne finalet europianit te Francës. I pari përpara medias ka qene Mergim Mavraj, i cili rikthehet pas nje dëmtimi te gjate ne radhët e kuqezinjve. Mbrojtësi i Kelnit ka folur per objektivat e kombëtares, duke deklaruar se skuadra i ka kualitetet për t?u bere surpriza e europianit, duke u mbështetur edhe nga sulmuesi Sokol Cikalleshi. Takimi kundër Austrisë do te luhet ne Vjene ne 26 mars ne orën 17:30, ndërsa ai përballe Luksemburgut tre dite me pas.