LDK kërcënon Thaçin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Demokratike e Kosovës kërcënon me prishje të koalicionit me PDK-në nëse nuk merr postin e kryeministrit. Anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se nëse nuk respektohet ky kusht i marrëveshjes së arritur në parim mes palëve, partia e tij do të dalë sërish në opozitë.?LDK ka vetëm një emër, dhe ka vendim të Këshillit të Përgjithshëm. Ai është emri i Isa Mustafës, i mundshëm për postin e kryeministrit, nëse zbatohet marrëveshja me parime. Çdo lëvizje, çdo zhvendosje e atyre parimeve bën që LDK të kalojë në opozitë dhe iu urojmë atyre që të bëjnë koalicion me kë të munden?, tha Haziri, në konferencën e përbashkët për mediat me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili qëndron për vizitë në Kosovë.Kjo javë është vendimtare në Kosovë për krijimin e institucioneve të reja, gjë që do t?i jepte fund ngërçit thuajse gjashtë mujor. Grupet e punës së partive të koalicionit të ri, PDK-LDK, mbajnë takime të shpeshta këto ditë, për të përmbyllur detajet e marrëveshjes dhe për bashkërendimin e programit qeverisës.Kreu i PDK-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, justifikoi edhe njëherë aleancën me LDK-në.?Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse.Jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.?Por pakënaqësitë për koalicionin me bazë të gjerë në Kosovë, prej disa ditësh po shprehen edhe me veprime nga persona të paidentifikuar, sidomos ndaj selive të disa degëve të LDK-së në Prishtinë, e tillë si vendosja e këtij posteri, ku shigjetohet kreu i saj, Isa Mustafa.

Share This Video


Download

  
Report form