Ahmetaj: Pagesa e energjisë, detyrim ligjor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni kundër abuzimeve me energjinë elektrike është zhvendosur këtë të shtunë në zonën pranë ish-Kinostudios tek Instituti i Kërkimeve Veterinare. Për të parë më nga afër rezultatet e këtij aksioni, krahas drejtorit të operatorit te shpërndarjes Arben Seferi, I pranishëm ishte edhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Dy drejtuesit kanë përcjelle për qytetaret mesazhin se aksioni për ndërprerjen e lidhjeve do të vazhdojë, derisa te gjithë te ndërgjegjësohen se pagesa e energjisë elektrike është një detyrim ligjor. Aksioni kundër lidhjeve te paligjshme te energjisë ka nisur rreth disa javë me parë. Ndërkohë që deri më tani numërohen dhjetëra të arrestuar abonentë dhe punonjës te OSSH-se, që kane mundësuar vjedhjen e energjisë nëpërmjet këtyre lidhjeve .

Share This Video


Download

  
Report form