http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para se te nisej per nje vizite dyditore ne Kuvajt, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Ndërsa pritet që presidenti Bujar Nishani të dekretojë emrin e guvernatorit të ri që do të udhëheqë Bankën e Shqipërisë, Rama ka tentuar serish te dale nga kjo seli me nje emër konsensual. Ky takim vjen disa ditë pasi presidenti zhvilloi konsultime me krerët e shtetit dhe te partive politike; kryetarin e kuvendit meta, kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha per emrin e Guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë. Qe prej arrestimit te Ardian Fullanit ky është takimi i 5-të që realizohet në harkun kohor të dy muajve mes kreut te shtetit nishani dhe liderit te maxhorances Rama. Deri tani te dy personalitetet nuk kane rene dakord per emrin e guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë; edhe pse mazhoranca i ka propozuar presidentit emrin e Denada Priftitzgjedhja e Guvernatorit te ri kërkon konsensus mes zyrës së presidentit Nishani dhe mazhorancës, pasi në të kundërt të dyja palët mund të bllokojnë procesin.