Kosovë, peticioni i opozitës në Presidencë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, për bashkësinë e komunave serbe, opozita në Prishtine i ka dërguar presidentes peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime, ku kërkohet tërheqja e pakteve me Beogradin dhe Podgoricën. Pasi kanë dorëzuar firmat, përfaqësues të Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës i kërkuan kryetares së shtetit Ahtifete Jahjaga, të përfaqësojë unitetin e popullit. I menjëhershëm ka qene reagimi i presidentes se vendit. Përmes nje komunikate per shtyp, Jahjaga thekson se i ka dërguar këto marrëveshje ne kushtetuese. Ajo i ka bere thirrje palëve per dialog. Pas dërgimit te pakteve ne gjykate, kushtetuesja ngriu marrëveshjen deri në prezantimin e argumentimit ligjore për bashkësinë e komunave serbe në veri të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form