Policia-opozitës: Mos tejkaloni kufijtë e ligjit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit I ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së opozitës që të marrin masa dhe te mos tejkalojnë kufijtë e ligjit pasi disponon disa informacione shqetësuese. Në një dalje për mediat zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj u kërkoi organziatorëve që të largojnë nga turma njerëzit me maska apo me mjete të forta në duar në mënyrë që të mos regjistrohen incidente. ?Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë. Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.? Hanaj u bëri thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve që të shmangin perimetrin e protestës pasi mund të ketë akte dhune.

Share This Video


Download

  
Report form