Konflikti qeveri - presidence - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti mes Presidentit dhe Qeverise si zakonisht ka ndare ne dy kampe edhe partitë politike; me opozitën qe i ka dale ne mbrojtje kreut te shtetit te zgjedhur nga radhët e saj dhe me PS-LSI qe kane jo pak kritika ndaj Presidentit Nishani. Te dy palët nuk e fshehin se përplasjet mes ekzekutivit dhe presidencës behen për shkak te sistemit te drejtësisë, por për demokratet pas sulmit te kryeministrit fshihet ambicia per ta kapur sistemin. Ndërkohe qe për socialistin Armando Subashi, mazhoranca nuk kërkon te kontrolloje sistemin e drejtësisë, por synon qe ta reformoje atë dhe ne ketë këndvështrim nga presidenti pret vetëm te ushtroje detyrën e tij. Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është kryetar i KLD; por ai ka dhe nje sere kompetencash ne fushën e drejtësisë pasi ai dekreton kandidatet për anëtare te Gjykatës se Larte dhe asaj Kushtetuese; kreu i shtetit ka ne dore emërimin dhe shkarkimin e prokurorit te përgjithshëm por edhe emërimet, transferimet apo shkarkimet e prokuroreve; një sere kompetencash këto qe i japin institucionit qe drejtohet nga Bujar Nishani një rol kyç ne sistemin e drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form