http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur ?kuqezi? në Preshevë. Në sheshin ?Liria? ranë në sy qindra flamuj shqiptar, e krahas tyre, u vunë re edhe banderola me shënimin ?Te bashkuar per qeverinë mbarëkombëtare?, dhe ?Presheve, Bujanoc dhe Medvegj janë Shqipëri?. Por krahas sheshit qendror fotografitë e kryeministrit shqiptar edi rama me mbishkrimin ?Miresevjen kryeministër? kanë qenë përgjatë gjithë rrugës, nga gjimnazi ?Skënderbeu? e deri në qendër ne sheshin e Dëshmoreve të UÇPMB-së. Nga ana tjetër dhe kryeministri Rama ka vizituar Preshevën me një kostum te zi dhe kravate te kuqe. Ne qendër te Preshevës ish-lapidari i UÇPMB-së është ndërtuar serish, këtë radhë me lule. Por me provokative është komentuar ne rrjetet sociale nje fotografi e Edi Rames e vendosur ne rajonin e policisë, në shenjë reagimi ndaj heqjes së disa flamujve kuqezi. E njëjta atmosfere me flamujt kombëtare ka ndjekur delegacionin shqiptar edhe gjate rruges se kthimit nga lugina e Preshevës drejt Kosovës. Përgjatë rrugës per ne Gjilan eskorta është përshëndetur ne çdo vendbanim nga njerëz me flamuj shqiptare ne duar. Ndërsa ne dogane, kryeministri Rama ka zgjedhur ta kaloje ne këmbë kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.Per nder te Kryeministrit Rama është shtruar nje dreke ne Prizren nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxha. Pasditen e se martës, delegacioni shqiptar mbërriti ne Shqipëri përmes Rrugës se Kombit.