Edi Rama, fjala e fitores - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv

Në një kohë kur, kryeministri Berisha, ende nuk ka dalë publikisht për të pranuar humbjen, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti fjalimin e fitores, para selisë rozë, mes brohorimave të qindra mbështetësve entuziastë. Duke mos e fshehur gëzimin për triumfin, Rama garantoi se fitorja në zgjedhje nuk është mbërritja, por vetëm nisja e rrugëtimit të rilindjes.

Kryesocialisti nënvizoi se nuk e sheh fitoren si triumf personal, por si sfidë për të ardhmen. Duke nënkuptuar se qeveria e tij do të qëndrojë më këmbë në tokë, Rama citoi një prej presidentëve më të njohur amerikanë. Edi Rama theksoi se sot, populli sovran e ngjyrosi me të purpurt gjithë hartën e Shqipërisë, që nga Shkodra gjer në Vlorë, për t'i dhënë opozitës mundësinë historike, për ta mbajtur këtë vend larg ndasive të vjetra të së shkuarës.

Duke kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur ndonjëherë ndaj kundërshtarëve politikë, që sipas tij kushtëzohej nga rrethanat, Rama falenderoi zotin Berisha për çdo gjë të mirë që ka bërë dhe që sipas tij, historia mund ta vlerësojë nesër. Rama e uroi Berishën për jetën private në vazhdim.

Share This Video


Download

  
Report form