http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen te mërkurës në Elbasan, kur makina tip Fiat ka dale nga rruga ne fshatin Gradisht të Bleshit. Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri Jani Baku. Te aksidentuarit Dhimitri Buzani, vajza e tij e mitur si dhe bashkëshortja Anxhela Buzani janë dërguar me urgjence ne spitalin e Elbasanit, por kjo e fundit nuk i ka mbijetuar plagëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit Indrit Buzani është dërguar me urgjence per ne Tirane ku dhe paraqitet ne gjendje kritike per jetën. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Ndërkohë me herët nje i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është goditur duke udhëtuar me motoçiklete. 24-vjeçari Elinor Arapi ka humbur jetën pas përplasjes fatale nga automjeti i cili nuk është ndalur për t?i dhënë ndihmën e pare. Policia po punon për kapjen e autorit. Dje ne mbrëmje gjithashtu ka humbur jetën kryetari i komunës Lenie Astrit Bici. Aksidenti ka ndodhur ne momentin qe automjeti me te cilin po udhëtonte viktima bashke me dy pasagjere përfundoi ne gremine. Dy shoqëruesit kane mbetur te plagosur. Ndërsa paradite ne qytetin e Korçës ka mbetur i plagosur rende nje 46-vjeçar. Sajmir Bella është përplasur me nje shtylle duke udhëtuar me motoçiklete e tij ne afërsi te parkut te mallrave. Per policinë shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me te cilën drejtuesi po udhëtonte.