Tre viktima në aksidente në Greqi dhe Itali - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve burrë e grua ndodhi këtë të shtune në vendin fqinj. Sipas mediave greke, aksidenti u regjistrua në Serres në Greqinë Veriore. Përplasja ishte fatale për çiftin, burri 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij 25 vjeçare, ndërsa vajza e tyre 2 vjeçare mbeti e plagosur.



Mësohet se shkak i aksidentit të rëndë u be humbja e kontrollit. Automjeti u përplas me pjesën metalike në anë të rrugës rurale



Një tjetër aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ndodhi në Itali. Rreth orës 11 e 30 minuta te paradites ne Sarnico ne verilindje te Milanos makina me te cilën udhëtonte 21 vjecari u përplas me nje tjetër mjet ne te cilin gjendeshin tre te moshuar.



Referuar mediave italiane behet me dije se përplasja ka qene e forte dhe per pasoje i riu shqiptare mbeti i vdekur ne vend. Ndërkohe tre shtetasit italiane ne mjetin tjetër moren vetëm plage te lehta.

Share This Video


Download

  
Report form