Aksidenti i rëndë në Korçë, katër viktima - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Devijimi i gabuar dyshohet te jete shkaku i aksidentit tragjik qe i mori jetën 4 personave mbrëmjen e te dielës ne fshatin Drithas te Korçës. Ne vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur gjurme frenash, por sipas policisë, rruga e pandriçuar dhe lagështia, kane bere qe shoferi Ergi Mandija, te mos manovronte mire makinën ne ure, duke u rrezuar ne lumin Devoll. Nga aksidenti, humben jeten vete drejtuesi i automjetit, si dhe Deljon Qerreti 24 vjeç, Merita Hyka 41 vjeçe dhe vajza e saj 15 vjeçe. Furgoni sipas policisë, u rrezua nga nje lartësi prej 12 metrash dhe nxjerrja e trupave ka zgjatur me shume se tre ore. E diela ndërkohë shënoi një bilanc tragjik nga aksidentet. Veç personave që humbën jetën në Korçe, më herët gjatë ditës u shënuan edhe tre viktima të tjera nga përplasjet në rruge, dy në Skrapar dhe një në Durrës.

Share This Video


Download

  
Report form