Aksidente në vend, një viktimë e katër të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një persona ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në tre aksidente të ndryshme në Korçë, Pogradec dhe Shkodër. Në qytetin juglindor një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një furgon, në kohën që ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën me biçiklete. Goditja ka qenë fatale për 60-vjecarin, i cili ka mbetur i vdekur ne vend. Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Burime te policisë bëjnë me dije se shkak ka qene shpejtësia me te cilën lëvizte furgoni. Ndërkohë në Pogradec tre persona mbeten të plagosur, në dy aksidentet të ndryshme. Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve ne te cilat udhëtonin te lënduarit. Mbrëmjen e së hënës, në Shkodër një 45 vjeçar është aksidentuar nga një automjet, teksa udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër Koplik në fshatin Dobraç, ndërsa 45-vjeçari është gjetur i shtrirë buze rrugës. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Share This Video


Download

  
Report form