http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike në Durrës ka nisur një aksion për ndërprerjen e energjisë për debitorët. Aksioni i ditës është përqendruar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku debitorët kanë një shumë prej 86 milion lekë fatura të energjisë elektrike të papaguara. Debia është e mbartur që nga viti 2007 e në vazhdim, ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, abonentët do mund t rilidhin vetëm kur të kenë shlyer të gjitha detyrimet. Kryetari i degës së shitjes dhe arkëtimit Avdyl Koka tha se nuk do të ketë tolerime për askënd nga debitorët dhe këtu do të këmbëngulet edhe për kamatëvonesën e faturave. Aksionet për ndërprerjen e energjisë elektrike për abonentët debitorë duket se kanë dhënë efekte, pasi nga drejtoria e OSHEE-së raportohet rritje e arkëtimeve. Aksione të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në zona të tjera të qarkut.