http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit shkollor nxënësit e Tiranës do te zhvillojnë mësimin me turne. 71 shkollat e mesme dhe 9-vjeçare te kryeqytetit nuk përballojnë dot fluksin e madh te nxënësve qe rritet çdo vit. Ne mungese te ndërtimit te shkollave te reja apo ambienteve shtese, zgjidhja e vetme për drejtuesit e arsimit është shtrirja e mësimit deri ne orët e pasdites. Pak dite para nisjes se shkollës, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore te Tiranës deklaron se kete vit do te ulet mbingarkesa e nxënësve ne klasa duke shtuar paralelet. Kryeqytetit i duhen te paktën 10 shkolla te reja qe rreth 90 mije nxënës te zhvillojnë mësimin normalisht ne orët e paradites. Drejtori i shkollës 9-vjeçare ?Fan.S.Noli? nje nga me te lakmuarat ne kryeqytet tregon se këtë vit është përballur me nje fluks te madh kërkesash. Ne pamundësi për t?i kthyer mbrapsht, ai ka vendosur qe nxënësit e fillores mësimin ta zhvilloje pasdite dhe me te rriturit paradite. Nuk dihet se dhe sa vjet do ti duhen Tiranës, per te plotësuar kushtet e nxënësve per nje mësim normal dhe pa turne. Ndërkohe drejtues te arsimit deklarojnë se kete vit nuk ka probleme me shpërndarjen e teksteve. Ne 15 shtator s te gjithë nxënësit do te jene te pajisur me libra. Kete vit shkollor nisin procesin mësimor rreth 600 mije nxënës ne te gjithë vendin dhe 37 mije janë fëmije te klasave te para.