Tiranë, mësim me turne - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxënësit e Tiranës edhe ketë vit do te mësojnë me turne. 84 shkollat ekzistuese nuk e përballojnë dot fluksin e madh te fëmijëve. Per ketë arsye me shume se gjysma e institucioneve arsimore do ta zhvillojnë mësimin deri ne orët e vona te pasdites. Pak dite para fillimit te vitit te ri shkollor drejtoresha e arsimit ne Tirane, Arjola Byzyka, tregon gjendjen reale te institucioneve arsimore. Prej vitesh drejtuesit e arsimit ne kryeqytetet apelojnë per ndërtimin e shkollave te reja. Drejtoria Arsimore e Tiranës është duke kryer nje studim per te eliminuar mësimin me turne. Por sipas drejtuesve te arsimit, mbingarkesa nuk është e njëjte ne te gjitha institucionet. Ato me me emër dhe me te lakmuarat nga prindërit kane fluksin me te madh. Drejtoresha e shkollës ?Sabaudin Gabrani? tregon se deri tani ka hapur 6 klasa te para per te mos e çuar ne 40 numrin e fëmijëve per klase. Ndërkohe po shpërndahen librat ne mënyre qe dita e pare e shkollës, ?14 shtatori?, te filloje normalisht. Para fillimit te shkollës, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Blendi Klosi kërkoi rritje te cilësisë ne arsimin profesional. Gjate nje takimi me drejtues te shkollave profesionale, zoti Klosi deklaroi rritjen e kërkesave nga te rinjtë per te marre një zanat.

Share This Video


Download

  
Report form